Vdes nga COVID-19 mjeku nga Vitia

Mjeku nga Vitia, Feti Hetemi, ka vdekur sot në orët e para të mëngjesit, pas infektimit me COVID-19, shkruan Mediafokus.info.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij përmes një postimi në Facebook.

Sipas njoftimit, varrimi i tij do të bëhet sot në Viti.

“Të nderuar familjarë, shokë dhe miq, me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot në orët e para të mëngjesit ka ndërruar jetë më i dashuri i ynë Dr.Feti Hetemi. Doki, edhe pse u sfidua në jetë nga shumë stuhi të natyrave të ndryshme dhe i përballoi ato kryelartë, sot ka humbur betejën me sëmundjen Covid-19. Ndjehemi të trishtuar nga kjo humbje, por më shumë se krenar që e patëm. Lamtumirë Dok, burrë fisnik që me shumë mund dhe sakrificë arrite në piedestalet e humanitetit dhe çështjes kombëtare, duke mos pushuar për asnjë moment me shpirtin tënd luftarak për të mposhtur padrejtësitë. Varrimi do të bëhet sot në ora 16:00 në varrezat e qytetit të Vitisë, duke i respektuar masat e IKSHPK-së”, thuhet në njoftim.