Vdes një person në QKUK, ishte sjellë në gjendje të rëndë

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka ndërruar jetë një person i cili ishte duke u mjekuar nga data 19 qershor.

Sipas policisë, viktima ishte dërguar në QKUK në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Është raportuar se  viktima mashkull kosovar, ishte sjellë në QKUK në gjendje të rëndë shëndetësore. Me datën 20.06.2020 në QKUK viktima  ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Po ashtu bëhet e ditur se njësitë relevante policore janë marrë me rastin, është njoftuar prokurori dhe me urdhrin e tij trupi i pajetë  i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Policia njofton se rasti vazhdon të hetohet.