Vdes një punëtor i Postës i prekur me COVID -19

Rritet numri i viktimave me Covid 19 në Kosovë, pasi vdes edhe një punëtor i Postës. Shoqata Sindikale e Punëtorëve të Postës së Kosovës ka njoftuar se një punëtor me inicialet XH.C, ka vdekur sot.

Sipas njoftimit, i ndjeri ishte nga regjioni i Prizrenit.

“Me dhimbje të madhe morëm lajmin për vdekjen e kolegut tone, Xh.C., punëtor i Postes se Kosovës ne regjionin e Prizrenit. Baca Xh. ishte prekur nga coronavirusi. Ne këto momente te pikëllimit, Sindikata e Punëtorëve te Postes se Kosovës i shpreh ngushëllimet me te sinqerta familjes C., miqve e kolegëve te tij, dhe te gjithë punëtorëve te Postes. Vdekja e tij e parakohshme është humbje e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për Posten e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Sindikatës së Punëtorëve të Postës./mediafokus.info