Vdesin dy paciente në Spitalin e Gjilanit, njëra me COVID-19, tjetra e dyshimtë

Në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, kanë vdekur sonte në orët e mbrëmjes dy paciente, raporton Mediafokus.info.

Pacientja H.Rr. nga Kamenica (1936), ka qenë e infektuar me COVID-19, ndërkaq tjetrës, Sh. J. (1960), nga komuna e Vitisë, i është marrë sot mostra dhe pritet të konfirmohet pas publikimit të rezultateve, të enjten.

Lajmin e ka konfirmuar për Mediafokus.info, drejtori klinik i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, dr. Ukshin Ismaili.

“Fatkeqësisht i kemi dy vdekje në orët e mbrëmjes. Njëra është e konfirmuar COVID pozitiv, derisa pacientes tjetër nga Vitia i është marrë sot mostra dhe pritet të konfirmohet nëse ka qenë e infektuar”, ka thënë Ismaili.

Përndryshe, kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, në konferencën për media, pasditen e të mërkurës, ka njoftuar se 3 pacientë të Gjilanit e kanë humbur betejen me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 21.

Ndërkaq, në nivel vendi, numri i kosovarëve që kanë ndërruar jetë si pasojë e coronavirusit deri sot në ora 15:00, është raportuar të jetë 284./Mediafokus.info/