Vdesin 2 pacientë nga COVID-19 në Spitalin e Gjilanit, 2 në gjendje të rëndë

Kanë ndërruar jetë dy pacientë në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, të cilët ishin të konfirmuar pozitivë me COVID-19, raporton Mediafokus.info.

Njëri është nga komuna e Vitisë (1946), ndërkaq pacientja tjetër është nga komuna e Gjilanit (1937).

Lajmin e ka konfirmuar për Mediafokus.info, drejtori klinik i Spitalit të Gjilan, dr. Ukshin Ismaili.

“Pacienti F.R. (1946) nga Smira e Vitisë, ka qenë i pranuar në Repartin Infektiv dhe e ka humbur betejën me COVID-19 dje, derisa pacientja H.B. (1937) nga Zhegra e Gjilanit ka vdekur sot, në orët e paraditës. Iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tyre, në emrin tim dhe të Spitalit të Përgjithshëm”, ka thënë Ismaili, për Mediafokus.info.

Anesteziologu i njohur kosovar ka njoftuar se edhe dy pacientë të tjerë janë ne gjendje të rëndë (intubuar)./Mediafokus.info/