Vendimi i Kurtit për shkarkimin e ministrit Veliu e sjellë në pikëpyetje koalicionin

Koalicioni qeverisës LVV-LDK po shkon drejt pikës kritike.

Vendimi i fundit i kryeministrit Kurti për shkarkimin e ministrit të Brendshëm, Agim Veliu e ka vënë në pikëpyetje të madhe vazhdimin e këtij koalicioni.

Duke e ditur fuqinë e Agim Veliut në LDK, ku ai është numri dy në vendimmarrje, është vështirë të besohet që Isa Mustafa do ta pranojë vendimin e Kurtit.

Vetë Veliu e ka qujatur tinëzar dhe mashtrues kryeministrin Albin Kurti, pas vendimit për shkarkimin e tij nga pozita e Ministrit të Brendshëm.

Veliu ka thënë se nuk e pranon vendimin e Kurtit për shkarkim.

Pritet që LDK ta diskutojë këtë çëshje në forumet e saj dhe të marrë një vendim rreth fatit të koalicionit.

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa e ka cilësuar të papranueshëm vendimin e kryeministrit Albin Kurti për shkarkimin e ministrit Agim Veliu, të cilin e ka bërë pa konsultim paraprak, siç e parasheh marrëveshja e koalicionit.

Ndërkohë pritet seanca e Kuvendit, për të vendosur për draftin e Presidentit Thaçi për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në vend, të cilin e ka kundërshtuar qeveria e Kurtit, por me sa duket ka dallime edhe përbrenda saj.