Vendos Qeveria e Kosovës: Hapet Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës

Qeveria e Kosovës sapo ka vendosur që të hapet aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës. Rihapja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës do të bëhet më 28 qershor.

Megjithëkëtë, në draft-vendim theksohet se rifillimi i transportit ajror dhe hapja e aeroportit ndërkombëtar “Adem Jashari”, bëhet vetëm për vijat e rregullta të domosdoshme që kthehen brenda ditës, me masa të shtuara të sigurisë dhe shëndetit.

Udhëtarët që hyjnë në Kosovës, sipas këtij dokumenti, rekomandohen të kenë testin RT-PCR negativ, jo më të vjetër se 4 ditë. Hapja e ANP ka qenë kërkesë e vazhdueshme e qytetareve dhe kompanive./mediafokus.info