Veseli: Vetëvendosja kërkoi koalicion me PDK-në

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, në një intervistë ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar që të formohet një koalicion me PDK-në.

“Vetëvendosja kërkoi këto ditë koalicion me PDK-në”, ka thënë Veseli në një intervistë për “Reporteri”, që do të transmetohet sonte, shkruan epokaere

Kryetari i PDK-së disa herë e ka bërë të qartë se këtë mandat partia e tij do të qëndrojë në opozitë, për shkak se doli e treta në zgjedhjet e tetorit të vitit të kaluar.