Wesley Clark: Ka pasur spekulime për ndarje të Kosovës në vitin 1999, por NATO nuk e mori parasysh

Gjenerali i NATO-s Wesley Clark deklaroi në emisionin “Real Story” në “News 24” se shkëmbimi i territoreve ka qenë një ide e hedhur që në kohën e luftës së Kosovës, por shtoi se NATO nuk ka qenë dakord.

“Ka pasur thashetheme përpara bombardimeve se Milloshevic do tërhiqej dhe do jepte pjesën jugore të Kosovës, nëse merrte Veriun.

Ne atë kohe, ne vlerësuam se nuk ishte një ide e mirë. NATO nuk e mori asnjëherë në konsideratë. Duket se është një ide që vijon të jetë e pranishme”, tha Clark. /mediafokus.info