Vetaksident në Lipjan, humb jetën një person

Një vetaksident trafiku ka ndodhur pasditen e së martës në aksin rrugor Rusinovc – Shalë në të Komunës së Lipjanit, ku ka humbur jetën një person.

Rastin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka sqaruar se ngasësi për shkaqe të pasqaruara kishte humbur kontrollin mbi veturën dhe ishte përplasur me një shtyllë të betonit.

“Sot rreth orës 15:00, në aksin rrugor Rusinovc – Shalë (KK-Lipjan) ka ndodh një vetaksident trafiku, ku një veturë për shkaqe akoma të pa sqaruara ka humbur kontrollin dhe është përplas me një shtyllë të betonit. Në këtë aksident është lënduar rëndë një person i cili nuk ka arrit të përballoj plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran”, tha Ahmeti.

Me hetimin e rrethanave se si ka ardhur deri te ky aksident po merren njësiti i trafikut./Foto: arkiv/