Vetaksidentohet një veturë në Stanishor, katër persona të lënduar

Një vetaksident ka ndodhur në fshatin Stanishor të Gjilanit.

Rreth këtij vetaksidenti, Indeksonline ka kontaktuar me zëdhënësin e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ai ka treguar se katër persona kanë pësuar lëndime nga ky aksident.

“Ka qenë një vetaksident. Vetura ka humbur kontrollin dhe ka dal nga rruga. Në veturë kanë qenë katër persona, që kanë marrë tretman mjekësor në Spitalin e Gjilanit. Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe po zhvillon hetimet.” , u shprehë Hashani./MediaFokus/