Vetëm 7 pacientë me Covid 19 gjenden në trajtim spitalor

Në Klinikën Infektive të QKUK, sot më 19/05/2020, gjenden të spitalizuar 11 pacientë dhe prej tyre, të sëmurë me Covid -19 janë gjithsej 7 pacientë.

Nga 7 pacientë të infektuar me Covid 19:
• 4 raste janë në gjendje stabile;
• 3 raste janë në gjendje më të rënduar në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive (2 prej tyre janë duke u trajtuar në Mjekimin Intensiv).

Sot lirohen nga klinika 3 pacientë në gjendje të mirë shëndetësore për vetizolim në shtëpi, ndërsa vazhdon trajtimi I një pacienti, i cili ka rezultuar negativ në testimet e fundit për Covid -19, thuhet në raportin e Klinikës Infektive./mediafokus.info