Vetëvendosje i kërkon raport Thaçit pse e fali vrasësin e 13-vjeçarit

Vetëvendosje ka kërkuar nga Presidenca e vendit që t’ua ofrojë dosjen dhe arsyetimin për faljen e dënimit në rastin e Luz Allakaj, i cili kishte vrarë dy persona, njëri 13-vjeçar.

LVV ka bërë me dije përmes një njoftimi në Facebook se i ka kërkuar sqarime presidentit.

“Sot, deputetët e LV, Dimal Basha, Artan Abrashi dhe Alban Hyseni, që njëherit janë edhe anëtarë të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitet, Rregullore e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, bënë kërkesë në presidencë për ofrimin e dosjes së kërkesës, raportin dhe arsyetimin për faljen e dënimit në rastin e Luz Allakaj nga ana e presidentit”, thuhet në njoftim.

Luz Allakaj ishte dënuar me burg për vrasjen e Hil Hilit dhe Pal Hilit në Gjakovë. Pal Hili kishte qenë 13-vjecar kur ishte vrarë.

Lidhur me këtë rast kanë reaguar të revoltuar edhe familjarët e viktimave.

/mediafokus.info/