Viktima e radhës e Coronavirusit është nga kjo komunë

Ka vdekur edhe një pacient i infektuar me Covid-19, ndërsa viktima e radhës e Coronavirusit është nga Drenasi, transmeton Mediafokus.info.

Lajmin e bëri të ditur kryetari i kësaj Komune, Ramiz Lladrovci, përmes profilit të tij në Facebook.

“Sot, është një nga ditët më të rënda që prej shfaqjes së pandemisë në komunën tonë. Për fat të keq, nga Klinika e Pulmologjisë në Prishtinë, jemi njoftuar se nga komuna jonë, ka vdekur një qytetare e infektuar me covid-19. Ky është rasti i parë që nga fillimi i pandemisë dhe më i rëndi për ne. Familjes Bytyqi i shpreh ngushëllimet më të sinqerta duke bashkëndjerë dhimbjen për humbjen e anëtarës se dashur të familjes”, ka shkruar Lladrovci./Mediafokus.info/