Virusi i mori jetën edhe një 27-vjeçari në Kamenicë

Kamenica mori një lajm të hidhur sonte. Betejen me virusin e hmbi edhe 27- vjeçari, Bersant Rahimaj.

“Një djalë të ri kamenicas sot na e morri virusi i zi. Vështirë të gjenden fjalë për familjen, të cilëve iu shpreh dhimbjen më të sinqertë për këtë humbje”, ka thenë kryetari i kësaj KOmune, Qendron Kastratri.

Ai ka theksuar se Bersanti ishte një djalë shembullor, profesionist i mprehtë e shok i dashur.

“Të dashur qytetarë, jam i vetdijshëm për mënyrën se si organizohemi si komunitet; për respektin, modestinë e dashurinë. Kam qenë vet i pranishëm në situata ku tjetri nga keqardhja, apo ndjenja e respektit ka menduar që zgjatja e dorës është e duhur. Ju lutem mos e bëni një gjë të tillë. Respekt sot është të mos ia zgjatësh dorën tjetrit.

Secili prej nesh jemi ushtar në luften e perbashket kunder ketij virusi. Sonte e humbem nje beteje, por luften duhet ta fitojme!

Ju lutem shumë, mbajeni distancën, mbajeni higjienën shumëfish më shumë se më parë, kufizoni lëvizjet maksimalisht”, ka shkruar Kastrati në profilin e tij./mediafokus.info