Virusi korona ia mori jetën edhe polices së Kosovës që po priste të bëhej nënë

Virusi korona ka prekur edhe radhët e policisë së Kosovës. Deri tani, betejën me këtë virus e kanë humbur tre pjesëtarë të policisë, përfshirë edh një shtatzënë, që po priste të bëhej nënë.

Para tre ditësh policia u njoftua se ka vdekur policja kosovare, e cila ishte në pritje për t’u bërë nënë.

Indeksonline mëson se e ndjera për një kohë u trajtua në Kralevë të Serbisë, derisa nuk arriti ta fitojë betejën ndaj COVID-19.

Policja shtatzënë shërbeu për një kohë të gjatë në Stacionin e Policisë në komunën e Shtërpcës. Varrimi i saj u bë të shtunën në mesditë.

Ndryshe, zëdhënësi i PK-së, Baki Kelani, ka konfirmuar rastet e vdekjes në institucionin që punon ai.

“Po, 3 zyrtarë deri më tani kanë humbur jetën, të cilët kanë qenë të prekur edhe nga COVID-19”, është shprehur ai. /mediafokus.info