Vjen reagimi i parë nga Presidenti Thaçi

Vjen reagimi i parë nga presidenti Thaçi pas njoftimit të Zyrës së Prokurorit të Specializuar se ka dorëzuar aktakuzë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Dhomat e Specializuara të Kosovës kundër tij dhe Veselit.

Thaçi, sot ka ndryshuar ballinën e profilit të tij në Facebook, duke vendosur emblemën e UÇK-së, raporton mediafokus.info

Kujtojmë se pas njoftimit për paraqitjen e aktakuzës, Presidenti Hashim Thaci anuloi pjesëmarrjen në takimin e Shtëpisë së Bardhë, që pritej të mbahej më 27 qershor./mediafokus.info/