Vjosa Osmani: Po e shqyrtojmë mundësinë për krijimin e një Iniciative Qytetare

Kryekuvendarja Vjosa Osmani ka thënë se janë duke e shqyrtuar mundësinë për krijimin e një Iniciative Qytetare, raporton Mediafokus.info.

Në emisionin Prime Time të Kanal 10, Osmani ka mohuar që do të aderojë në një parti tjetër.

“Nuk do të aderoj në një parti tjetër, por jemi duke shqyrtuar mundësinë për krijimin e një Iniciative Qytetare. Jemi duke folur për këtë me njerëz që kanë integritet të lartë”, ka thënë Osmani./Mediafokus.info/