Vogëlushja që e ‘djeg’ objektivin e fotoaparatit

Gjithë fëmijët kanë fytyra engjëllore dhe një nga ta është edhe Anika Sadriu, shkruan Mediafokus.info. Ajo është vetëm shtatë vjeçe, por që tani është një fotomodele e dëshmuar.

Anika është nxënëse e klasës së dytë në shkollën fillore “Musa Zajmi”, në Gjilan dhe në klasën e parë në shkollën e muzikës në Gjilan.

Ajo, po ashtu, është në shkollën e baletit “Artvision” dhe foto modele e “Babycenter Melandi”, shkruan Mediafokus.info.

Me modelizëm ka filluar nga mosha pesëvjeçare dhe lirshëm mund të themi se objektivat e fotoaparatëve ‘vuajnë’ që ta fotografojnë.

Ajo di mjaft mirë t’i provokojë objektivët, me sjelljet e saj dhe aftësinë që e ka të qëndroj para objektivit, e që do t’ia kishin lakmi edhe modelet me përvojë shumë vjeçare.

Ende nuk është e përcaktuar se cilën nga rrugët do ta zgjedh në të ardhmen, por me talentin që ka, cilëndo që vendos ta zgjedhë, ajo duket se do të arrijë në kulmin profesionit./Mediafokus.info/