Von Cramon i kundërpërgjigjet Grenellit: Pyeteni Macronin pse nuk është i gatshëm t’i heq vizat për Kosovën

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola Von Cramon, i është kundërpërgjigjur të përzgjedhurit të Shtëpisë së Bardhë për të ndërmjetësuar në dialogun Kosovë-Serbi i cili e kritikoi Bashkimin Europian për mosliberalizimin e vizave për Kosovën.

Von Cramon ka thënë se i takon Këshillit Europian që të vendos për këtë çështje.

“Siç ia kam shpjeguar Richard Grenellit i takon Këshillit Europian të vendosë për këtë çështje. Për fat të keq. Por, nëse djema dëshironi të luani një rol konstruktiv këtu merrni në telefon dhe pyesni Emmanuel Macronin pse nuk është i gatshëm t’i heq vizat për Kosovën dhe do të habiteni me përgjigjen e tij”./Mediafokus.info/