Vuçiq i quan ‘të marra’ deklaratat e Hotit për Asociacionin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, se Kosova do të zbatojë marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, atëherë kur Serbia ta njohë Kosovën, raporton Mediafokus.info.

Presidentit serb i ka qujtuar deklaratat e hotit ‘të marra’.

“Hoti, dhe ndoshta dikush tjetër, mendon se të gjithë në Beograd janë idiotë dhe mund të kalojë një ide e tipit: ndodhi çfarë ndodhi dhe të shkojmë në ndonjë marrëveshje të re”, ka thënë ai, raporton B92.

“Pala kosovare mendon se ekziston një ‘fuqi e padukshme’ që do të ushtrojë presion mbi Beogradin dhe se do të ndodhë kush e di se çfarë dhe do të vijë te njohja”, tha ai./Mediafokus.info/