Vuçiq: Mos u nisni në SHBA për marrëveshje përfundimtare

Nëse liderët kosovarë nisen për në Uashington për një marrëveshje përfundimtare, unë menjëherë mund t’u them atyre që të heqin dorë, tha sot Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Vuçiq reagoi ndaj deklaratave të kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, se në Shtetet e Bashkuara duhet të shkohet për marrëveshje ligjërisht detyruese midis Beogradit dhe Prishtinës.

“Kjo nuk do të ndodhë”, u shpreh Vuçiq për mediat serbe.

Gjatë ditës, Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, deklaroi se në takimin e 2 shtatorit në Uashington, Kosova duhet të shkojë për marrëveshje përfundimtare me Serbinë.

Haradinaj, tha se duhet të shfrytëzohet vëmendja që po ia jep SHBA-ja zgjidhjes së mosmarrëveshjeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.