Vuçiq në hall: Serbia në situatë të vështirë me Kosovën, të gjithë janë kundër meje

“Të gjithë janë kundër meje, të gjithë vijnë për të më vrarë, për të më nxjerrë nga këtu. Njerëz, nuk mundet kështu!”.

Kështu ka thënë të mërkurën presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, pas një takimi me udhëheqjen e Republikës Serbe në Beograd, teksa duket se është hall në raport me Kosovën, transmeton Mediafokus.info.

Ai tha se serbët nuk e kuptojnë apo pretendojnë të mos e kuptojnë atë që ndodhi në vitin 1999 dhe 2008 dhe se ata mashtrohen nëse mendojnë se gjëra të tilla mund të kalojnë pa pasoja.

“Kjo është arsyeja pse pozicioni ynë është jashtëzakonisht i vështirë. Kush mendon se është njësoj me Kosovën, siç ishte në vitet ‘91 dhe ’95, nuk është ashtu dhe ai e gënjen veten,” tha Vuçiq.

Vuçiq hodhi poshtë akuzat e opozitës serbe se do të nënshkruajë njohjen e Kosovës/Mediafokus.info/