Vuçiq: Shqiptarët bien dakord për gjithçka nëse amerikanët u thonë se do të tërhiqen nga Kosova

Aleksandar Vuçiq thotë se Serbia nuk ka pasur përkrahje në Shtetet e Bashkuara në 30 vitet e fundit dhe se dyert e Shtëpisë së Bardhë kanë qenë të mbyllura për serbët deri në këtë moment.

“Është treguar respekt ndaj Serbisë”, tha ai si mysafir në televizionin shtetëror RTS.

Ai tha se solli origjinalet e marrëveshjes që nënshkroi, në mënyrë që njerëzit të shohin se çfarë është e vërtetë.

Vuçiq deklaroi se shërbimet e Serbisë e dinin se do të kishte pika “të vështira për Serbinë”.

“Amerikanët dhe gjermanët krijuan Kosovën, jo zviceranët, natyrisht”, tha ai.

Presidenti Vuçiq tha se Serbia kurrë nuk ka pasur mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe se dyert e Shtëpisë së Bardhë ishin të mbyllura për serbët deri në këtë moment, transmeton Telegrafi.

“Unë e di se si duken bisedimet në Shtëpinë e Bardhë. E di se çfarë presioni kishte mbi ne dhe ata”, tha ai.

Siç deklaroi lideri i SNS-së, forca e Amerikës dihet dhe çfarë bënë ata për Prishtinën.

“Mjafton që ata të thonë – ne do të tërheqim forcat tona nga Kosova dhe ata (shqiptarët) do të bien dakord për gjithçka”, thotë Vuçiq.

“Më besoni, ishte një luftë e vështirë, ne nuk fjetëm natën, kishim një përgjigje për gjithçka. Ata kishin mijëra letra që bartnin me vete”, tha ai, duke shtuar se kishte bërë një punë të mirë për vendin.

Ai deklaroi se donte të arrinte “një fitore të vogël dhe të bënte gjëra të mira për fëmijët dhe të ardhmen e Serbisë”