VV e merr ‘yrrnek’ Korenë e Jugut se si të votohet në pandemi

Lëvizja Vetëvendoje ka po ‘ushtrohet’ për zgjedhje në kohë pandemie, nëse ato do të mbaheshin, shkruan Mediafokus.info.

Ata kanë marrë ‘yrrnek’ Korenë e Jugut se si të votohet me rregulla shtesë, per shkak te situates se Covid-19.

“Aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, të frymëzuar nga forma e organizimit të zgjedhjeve në Korenë e Jugut, të mbajtura me 15 prill 2020, kanë inskenuar një proces të ngjashëm zgjedhor”, thuhet në njoftimin e LVV’së.

Ja njoftimi i plotë:

Si të votohet në kushtet e pandemisë?

Votimi në një kohë pandemie nuk ndryshon edhe aq prej atij pa të. Përveç kujdesit të shtuar, gjithçka tjetër është e ngjashme.

Aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, të frymëzuar nga forma e organizimit të zgjedhjeve në Korenë e Jugut, të mbajtura me 15 prill 2020, kanë inskenuar një proces të ngjashëm zgjedhor.

Hapat janë shumë të thjeshtë se si do të duhet të votohet, madje janë vetëm dy të tillë:

Votuesit duhet të kenë maska dhe të qëndrojnë 1.5 metra larg njëri-tjetrit gjatë kohës së pritjes në radhë,

Votuesve do të u matet temperatura në hyrje të klasës:

Nëse temperaturën e ka deri në 37.5 gradë celsius, votuesi mund të votoj në atë klasë me procedura sikur nga e kaluara vetëm me disa masa shtesë të sigurisë,

Nëse temperaturën e ka më shumë se 37.5 gradë celsius, atëherë votuesi do të ndahet në një klasë tjetër ku i gjithë stafi i KQZ-së do të jetë i pajisur me veshje kundër pandemisë COVID-19. Pas votimit ai/ajo shoqërohet për t’i bërë analizat.

Këtu e 28 vite më parë po mbaheshin zgjedhjet e para në Kosovën e okupuar. Ndonëse nën shtetrrethim nga Serbia e pa institucione, populli i Kosovës arriti t’i organizoj zgjedhjet e para në vend. Tani mundësitë janë edhe më të mëdha dhe se zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje./mediafokus.info/