VV i kërkon Prokurorisë zbardhjen e të vërtetës pas faljes që Thaçi i bëri dëshmitarit të rastit Dehari

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në konferencën për media të së enjtes, ka kërkuar nga Prokuroria që ta zbardh rastin e faljes së vrasësit të dyfishtë dhe dëshmitarit të rastit Dehari, nga ana e presidentit Hashim Thaçi, raporton Mediafokus.info.

“Dëshmitarët e rastit Astrit Dehari janë në arrati, dhe nuk është ndërmarrë asgjë. Prokuroria duhet të veprojë dhe të merret me të gjitha dyshimet”, ka thënë Haxhiu.

Presidenti Hashim Thaçi ka falur një dëshmitar të rastit Dehari, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se Lëvizjes Vetëvendosje i është mohuar kërkesa për qasje në dosjen e faljes së dëshmitarit.

Ndiqeni konferencën për media të Albulena Haxhiut: