VV: Marrëveshja për Ujmanin në kundërshtim me Kushtetutën

Lëvizja Vetëvendosje po e vlerëson në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës pikën e shtatë të marrëveshjes së Washingtonit, e cila ka të bëjë me ndarjen e Liqenit të Ujmanit me Serbinë, raporton Mediafokus.info.

Qëndrimin zyrtar të Vetëvendosjes në këtë rast e ka paraqitur deputeti, Libur Aliu.

“Sipas këtij dokumenti liqeni do të ndahet, Serbia do të jetë bashkëpronare, apo thënë qartë do të jetë hisedare në Ujman. Pranimi që të diskutohet për pronësinë e Ujmanit është precedent i rrezikshëm që ka për qëllim ndarjen e Kosovës”, ka thënë Aliu.

“Si do të ndahet ai, si mund të bëhet kjo praktikisht. E dimë se diga është në sipërfaqen e Kosovës, e atëherë si po u ndaka uji i liqenit. A do të zhvendoset diga në territorin e Serbisë? Çka realisht pranoj të ndaj kryeministri Hoti?”, ka shtuar Aliu./Mediafokus.info/