VV terr e zi për Qeverinë Hoti: 100 ditë nënshtrim, dështim, keqmenaxhim…

Lëvizja Vetëvendosje (VV) nuk ka parë asgjë të mirë në 100 ditëshin e Qeverisë Hoti, raporton Mediafokus.info.

Ky subjekt politik konsideron se kjo periudhë ishte “100 ditë nënshtrim, dështim, keqmenaxhim, regres, dorëzim. 100 ditë jolegjitime dhe të paligjshme”.

“Nga qeverisja e mirë legjitime që luftonte krimin e korrupsionin, menaxhonte mirë me pandeminë dhe e nisi çkapjen e shtetit u kontrabandua një qeverisje jolegjitime e paligjshme që ju hap Serbisë, menaxhoi në mënyrë katastrofale me pandeminë dhe rifilloi kapjen e bordeve e ndërmarrjeve publike ashtu siç di vetëm klubi i politikanëve të stërvjetëruar”, thuhet në reagimin e LVV-së të postuar në faqen zyrtare në rrjetin social Facebook./Mediafokus.info/