Wilder fiton 18 milionë euro pasi nokautoi Oritizin

Kampioni i botës në boks në versionin WBC, Deontay Wilder, ka arkëtuar hiç më pak se 18.1 milionë euro pas fitores ndaj kubanezit Luis Ortiz, në Las Vegas.

Ishte një meç spektakolar nga dy boksierët, por që nuk shkoi deri në fund, pasi amerikani në raundin e shtatë i dha fund dilemës se kush do ta fitojë këtë përballje.

Wilder me një goditje të tmerrshme në kokën e Ruiz e nokautoi boksierin kubanez për ta fituar meçin.

Deontay Wilder pritet që të fitojë edhe më shumë në rast se mposhtë në shkurt Tyson Furyn, në meçin ardhshëm./MediaFokus/ /Foto: GettyImages/