Williamson: Supozoj se njoftimi për aktakuzat ndaj Thaçit e Veselit është bërë me leje të Gjykatës

Clinton Williamson, prokurori amerikan i cili ishte në krye të Taskë Forcës së BE’së, që kishte kryer hetime për raportin e Dick Martyt, para se të themelohej Specialja, ka komentuar rreth veprimit të pazakontë të djeshëm të Prokurorisë në Hagë, e cila publikoi se janë dorëzuar aktakuza ndaj Thaçit e Veselit,  pa u konfirmuar ato.

“Supozoj se prokurori e ka marrë lejen nga Gjykata për ta bërë këtë” ka thënë Clint Williamson për The Guardian.

Ai ka komentuar edhe për gjetjet që i kishte bërë në vitin 2014 që janë edhe si bazë Prokurorinë e tanishme në Hagë.

“Kur i publikova gjetjet preliminare të hetimeve më 2014 unë pata folur për kërcënimin ndaj dëshmitarëve dhe përpjekjet tjera për ta penguar drejtësinë, secili indikacion tregon se kjo ka vazhduar” ka thënë ai.

“Lëshimi i njoftimi publik për aktakuzën duket se reflekton këtë brengën rreth kësaj” ka thënë ai./mediafokus.info