Zafir Berisha zëvendësministër në Ministrinë e Brendshme

Ish-deputeti i Nisma Socialdemokrate Zafir Berisha, është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Brendshme.

Këtë e ka konfirmuar vet Zafir Berisha, në një prononcim për klankosova.tv.

”Dje e kam marr vendimin e kryeministrit me propozim të strukturave të Nismës”, është shprehur ai.

Si i tillë në bazë të vendimit, Zafir Berisha thotë se tani do ta përfaqësojë Nisman Socialdemokrate në detyrën e Zëvendësministrit në Ministrinë e Punëve të Brendshme, njofton Klan Kosova.

Ministria e Punëve të Brendshme udhëhiqet nga Agim Veliu i Lidhjes Demokratike të Kosovës.