Zbulohet numri i testeve PCR të kryera në laboratin privat “Medical & Laboratory Services MLS”

Për më pak se një muaj “Medical & Laboratory Services MLS” që është në pronësi të vajzës së Blerim Devollit, Vlerës, kreu më shumë se 50 teste në ditë.

E prej këtyre testeve laboratori i Devollëve ka fituar me shumë se 88 mijë euro, shkruan Gazeta inFokus.

Konkretisht që nga 10 gushti deri më 3 shtator kanë kryer teste PCR në vlerë prej 88 mijë e 465 euro.

Numrin e testeve PCR që ka kryer laboratori në fjalë për Gazetën inFokus e ka konfirmuar Autoriteti Kosovar i Konkurrencës.

“Deri me 03.09.2020 nga Laboratori në fjalë janë kryer 1361 testeve sipas metodës RT PCR”, thuhet në përgjigjen e AKK-së.

Ministria e Shëndetësisë i dha licencën “Medical & Laboratory Services MLS” për të kryer testet PCR për COVID-19.

E për afër 1 muaj ky laborator pati monopolin në kryerjen e testeve PCR, duke kryer kështu 1 mijë e 361 teste.