Zeka: PDK është akademi për Lëvizjen Vetëvendosje

Izmi Zeka, anëtar i Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se PDK është akademi për Lëvizjen Vetëvendosje (LVV). 

Duke i komentuar disa deklarata të zyrtarëve të këtij subjekti, Zeka ka shtuar se VV duhet të mësojë nga PDK-ja si krijohet, ndërtohet dhe zhvillohet shteti.

“Besoni ose jo kur e dëgjon vetëvendosjen duke përmend vija të kuqe për PDK-në të vjen me qesh. Kush ka mbet me thënë të vjen me qajtë për këtë Kosovë. PDK është akademi pë VV-në por edhe shkollë nga duhet të mësojnë si krijohet, ndërtohet dhe zhvillohet shteti”, ka thënë Zeka./Mediafokus.info/