Zemaj: Jemi në fazë delikate, s’ka lirim të masave

Komiteti për koordinimin dhe vlerësimin e situatës emergjente me COVID-19 mbajti takimin e radhës. Në këtë takim është diskutuar edhe për lirimin apo shtrëngimin e masave.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se jemi në fazë delikate dhe se duhet të ulet edhe më tej lakorja e infektimeve dhe rasteve të vdekjeve. Ai tha se konsideron që së paku edhe për disa ditë apo javë, masat e njëjta duhet t’i mbajmë në fuqi, përcjellë Klan Kosova.

Po ashtu, ka kërkuar edhe fushatë vetdijësuse për nxënësit, prindërit e mësimdhënësit.

Sipas tij, dita e parë e shkollës nuk duhet t’i gjejë mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit të painformuar.

”Na duhet koordinimi edhe në fushën e informimit, për të informuar drejt në një kohë kur palë të tjera, përdorin lajme të rrejshme dhe zhvillojnë edhe fushata të pandershme për të zhvleftësuar punën e secilit institucion, ekspertëve tanë, por edhe të vet profesionistëve shëndetësorë”, tha Zemaj.