Zemaj thotë se brenda 3-4 ditëve do të ngriten kapacitetet e testimit

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka deklaruar sot se brenda 3-4 ditëve do të ngriten kapacitetet e testimit për COVID-19.

Ai ka thënë se janë vendosur dy aparatura të reja PCR në IKSHPK dhe një në Graçanicë.

Po ashtu, Zemaj ka treguar se janë shtatë aparatura tjera që duhen të licensohen.

“Plani i veprimit ka filluar së zbatuari më 28 korrik. Dje janë vendosur dy aparatura të reja PCR në IKSHPK dhe një në Graçanicë. I kemi edhe 7 aparatura tjera që duhet të licensohen. Brenda 3-4 ditëve do të fillojë ngritja e këtyre kapaciteteve të testimit.