Zhduket pa gjurmë një e mitur në Gjilan

Një vajzë e mitur nga Gjilani, është larguar nga shtëpia dhe familjarët e saj nuk dinë se ku ndodhet. Ajo është zhdukur pa gjurmë.  

Policia e Kosovës bashkë me organet e tjera të hetuesisë janë duke punuar për të rënë në gjurmë të kësaj të miture.

“Rr. Vëllezërit Maliqi, Gjilan 05.09.2020 – 22:00. Me 06.09.2020 ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj femër kosovare e mitur është larguar nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.