Zjarri përfshinë një shtëpi në Selishtë, nuk ka viktima

Sonte rreth orës 20:30, në fshatin Selishtë, një shtëpi është përfshirë nga flakët aksidentalisht si pasojë e problemeve  elektrike, ka njoftuar Këshilli i fshatit Zhegër.

Siç duket edhe nga pamjet, ndërtesa është djegur tërësisht nga zjarri, ndërsa mësohet se nuk ka pasur të lënduar.

Fatmirësisht nuk ka pasur viktima në njerëz dhe po ashtu është arritur të shpëtoehn edhe bagëtía.

Zjarrfikësit kanë arritur të lokalizojnë zjarrin dhe po bëhen përpjekje për ta mbajtur ngjarjen nën kontroll.

Sipas njoftimit të Këshillit lokal, edhe policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

Ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar në lidhje me shkaktarin e zjarrit, po dëmet janë të konsiderueshme, përfundon nnoftimi./Mediafokus