Zymberi i nervozuar: Është për keqardhje, na e ndërpren ëndrrën europiane

Drejtori sportiv i FC Drita, Valon Zymberi, ka shfaqur pakënaqësinë lidhur me vendimin e UEFA’s për rezultatin zyrtar (3:0), të vendosur në tavolinë.

Në një deklaratë për Tv Gjilani – News, Zymberi ka njoftuar se kanë nisur procedurat, deri në vendosjen e drejtësisë, transmeton Mediafokus.info.

“Ne po kërkojmë rrugë juridike pasi na është bërë padrejtësi”, ka thënë veç tjerash Zymberi, duke konfirmuar vendosmërinë t’i shkohet deri në fund kësaj çështjeje.

Ai ka vlerësuar që deklaratat e opinionit publik, sidomos ato tē ngutshme, nuk i ndihmojnë klubit, por përkundrazi, e dëmtojnë atë.

Ndiqeni intervistën e realizuar nga gazetari Xhemail Veseli:

Zymberi: " …Është për keqardhje – na është ndërpre ëndërra ("europiane!")…"

Bisedë e shkurtë me drejtorin Sportiv të FC Drita, Valon Zymberi, pas kthimit nga Zvicra…————–Zymberi: " …Është për keqardhje – na është ndërpre ëndërra europiane!…"—————Deklarohet drejtori sportiv i FC Drita në lidhje me vendimin e UEFA-s për rezultatin zyrtarë (3:0) të vendosur në tavolinë!—————“Ne po kërkojmë rrugë juridike pasi na është bërë padrejtësi”, ka thënë veç tjerash Zymberi, duke konfirmuar vendosmërinë t’i shkohet deri në fund kësaj çështjeje, ndërsa vlerëson që deklaratat e opinionit publik, sidomos ato tē ngutshme nuk i ndihmojnë klubit, përkundrazi – e dëmtojnë!…————-

Posted by Tv Gjilani – News on Thursday, August 13, 2020